VLORË- Konflikti për pronën i ka marrë jetën një 51-vjeçari mesditën e sotme, në qytetin e Vlorë. Viktima mësohet të jetë Nuri Seferi, 51-vjeç , ndërkohë mësohet që ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjon të Vlorës.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është konflikuar me dy të afërm të tij, për shkak të një kullote, ndërkohë që në debate e sipër njëri-prej tyre nga nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 51-vjecarin në këmbë.
I plagosur është nisur menjëherë drejt spitalit, rajonal, por për shkak të hemorragjisë së madhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Autori, i cili mësohet të jetë çoban është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.