SHBA, 24 mars 2013 – Të kesh një trup si Coco Austin nuk është e thjeshtë. "Që të keni një trup si timin duhet të punoni shumë dhe me një kujdes të madh",- shkruan Coco në blogun e saj.

Por për të dëshmuar këtë element, modelja ka zgjedhur që të ndajë këto fotografi që e tregojnë ndërsa kryen seancat e stërvitjes në një palestër. 

Ajo ka filluar të frekuentojë palestrën pasi është duke marrë një paketë trajnimi lidhur me muskujt e saj sidomos ata kryesorë që e bëjnë atë të veçantë nga të tjerat.

Coco Austin është bërë e njohur për shkak të formave të saj të ekzagjeruara dhe fotove provokative që publikon rregullisht në rrjetet sociale.