Coco Austin edhe pse nuk ka shumë që ka lindur një vajzë, na tregoi një bark të sheshtë disa ditë më parë dhe kjo për shkak se 36-vjeçarja gjithmonë kujdeset që format e saj t’i mbajë nën kontroll.
Në një foto të postuar në Instagram, Coco u pa me një brez të ngushtë, me dekoltenë e ekspozuar dhe me vogëlushen e saj në dorë.
Në foton e publikuar për 1.8 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social, ajo shkroi: “Stërvitje dhe përkujdesje për bebushen njëkohësisht. E adhuroj faktin që jam nënë”.
Coco Austin është e martuar me këngëtarin dhe aktorin Ice-T, me të cilin ka edhe vajzën që lindi në nëntor të vitit të kaluar.