3 dhjetor 2014–  Studiuesit francezë kanë arritur në përfundimin se kanë dëshmi të pakundërshtueshme se Coco Channel ka qenë bashkëpunëtorja më e afërt e Hitlerit, duke qenë një spiune e tij.

Përmes një dokumentari, i cili është transmetuar në kanalin francez “France 3” mbrëmjen e djeshme, thuhet se janë zbuluar prova të pastra se ikona e modës, ishte anëtare e agjensisë sekrete të inteligjencës ushtarake të Adolf Hitlerit. Dokumentari gjithashtu ngriti pyetje rreth rolit të luajtur nga të famshëm të tjerë francezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe këngëtarë si Edith Piaf dhe Maurice Chevalier dhe dramaturgu Sacha Guitry.

Këto dokumente hedhin poshtë pretendimet se artistët kanë qenë të gjithë kundër sistemit nazist që u ngrit në Gjermani nga Adolf Hitleri.