Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka pranuar sot para mediave se nuk ka pasur asnjë hetim për veprat penale në zgjedhje, të cilat janë në përgjimet e dosjes 339.

Gjatë konferencës për shtyp, me në krah prokurorin, Dritan Prençi, Donika Prela ka lexuar një deklaratë për shtyp dhe nuk ka pranuar t’i japë përgjigje pyetjeve të gazetarëve.

Prokurori Prençi është parë i shqetësuar pasi kërciste duart në tavolinë, ndërkohë që i ka kërkuar  Prelës të  çohej dhe të mos përgjigjej duke thënë: “Çohu, çohu shefe, çohu shefe”.

Ndërkohë që, Prela në një moment i është përgjigjur “një sekondë”, dhe ka falënderuar mediat që ishin të pranishme, por ka sqaruar se ajo do të jepte vetëm deklaratë për mediat. Nërsa Prençi vazhdimisht dëgjohet të thotë “çohu, çohu shefe”.