Një 49-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi sipas policisë ka shtyrë në vetëvrasje një 66-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin Sami Begaj, 49 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.
Ndalimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka çuar në vetëvrasje shtetasin D.B., 66 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, informon policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.





