Çokollata, ilaҫi kundër kollës

Kur keni kollë dhe e ndjeni fytin të acaruar, mund të jetë situatë shumë irrituese dhe e pakëndshme, veçanërisht kur kjo ndodh në momentet jo të favorshme.

Në momentin që e gjeni veten në një situatë të tillë, hani një pjesë të çokollatës së errët.

Aline Maurice, profesoreshë dhe udhëheqëse e departamentit të studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hull (Mbretëri e Bashkuar), arriti në përfundim se çokollata ka efekt më të mirë në dhimbje të fytit dhe kollës së thatë se sa disa ilaçe të tjera, transmeton Klan Kosova.

Studimet e fundit kanë treguar se pacientët që konsumuan ilaçe me ekstrakte të kakaos në to, janë shëruar më shpejt (brenda dy ditësh) në krahasim me ata që morën shurupin tradicional të kollës.

Kjo ka një sqarim logjik: struktura e çokollatës është më ngjitëse se ilaçe të rregullta të kollës, që do të thotë se është më e mirë në veshjen e fytit tuaj dhe në nxitjen e shtresave nervore për t’ju mbrojtur nga kollitja e pandërprerë.

Studimet e mëtejme duhet të bëhen ende, por ne mendojmë se nuk na bën dëm që ta bëjmë këtë test të shijshëm.