DURRËS, 10 nëntor 2014 – Është e vërtetë që pjesa më e madhe e ushqimeve të shijshme janë dhe më të rrezikshmet për shëndetin. Çokollata përbën përjashtimin që përforcon rregullin, ose të paktën pjesërisht. Kush dëshiron që të përfitojë plotësisht vlerën e saj antioksidante, në fakt duhet të mësohet me fondenten e hidhur dhe të errët, duke hequr dorë nga shija e butë e çokollatës së bardhë dhe të kadifenjtë.

Jo më kot çokollata e errët, (fondente) përfaqëson njërin nga burimet më bujare ushqimiore të flavonoidëve, antioksidantë që gjenden në ushqime të njohura, të tilla si çaji, vera e kuqe, frutat e pyllit apo agrumet.

Mesatarisht, në 100 gram çokollatë të errët gjenden 50-60 mg antioksidantë, ndërsa një sasi e ngjashme e çokollatës me qumësht përmban vetëm 10 mg. Përsa i përket nivelit të flavonoidëve është pothuajse i papërfillshëm në çokollatën e bardhë.Nga pikëpamja sasiore, përmbajtja e flavonoidëve në çokollatën e errët është e përafërt me atë të frutave të pyllit (ushqim antioksidant par excellence), ndërsa në aspektin e cilësisë, pasqyron me katekinën e saj (reduktuese e yndyrës së trupit), fuqinë antioksidante të çajit të gjelbër.

/g.b.agjencia e lajmeve "Dyrrah"/