“As vëllai im, as firma ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Berishën. Ti nëse gjen një gjë, unë jam gati, jo dorëheqjen se ajo bëhet nga bashkia, por çfarë të duash ti”.  Kështu deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako lidhur me pyetjen e gazetari Basir Çollaku për lidhjet e vëllait të tij me Zotin Azir Gashi.

Basir Çollaku: A keni pasur marrëdhënie biznesi dhe tregtare me Lulzim Berishën? A jeni thirrur në Prokurori si person që keni dijeni për rrethanat e hetimit për Lulzim Berishën?

Vangjush Dako: Jo

Basir Çollaku: Nuk jeni thirrur?

Vangjush Dako: Jo

Basir Çollaku: Sigurisht që ka dokumente për këtë!

Vangjush Dako: Po, ka dokumente. Në çfarë viti bëhet fjalë?

Basir Çollaku: Në vitin 2009.

Vangjush Dako: Jam thirrur unë në vitin 2009 kur kam qenë kryetar Bashkie?

Basir Çollaku: Në vitin 2009 është konfiskuar prona nga Gjykata për Krimet e Rënda, për t’i kaluar shtetit, dhe pastaj Gjykata e Lartë brenda dy javëve e ka çliruar pronën. Pyetja tjetër është rreth kësaj çështje. A kanë shërbyer transaksionet tuaja dhe të ortakëve tuaj për të mbuluar dyshimet mbi pastrimet e parave të Lul Berishës, për të cilin ka pasur një hetim në vitin 2010?

Vangjush Dako: Lulzim Berisha, motra e vetë, familjarët e tij, ish-URT-ja Durrës, ja kanë dhënë me kontratë sipërmarrje z.Azir Gashi për ta ndërtuar pallatin dhe Gashi furnizohet me beton tek firma e vëllait tim kjo është historia.

Basir Çollaku: Keni deklaruar se nuk jeni thirrur në Prokurori për rastin që unë ju pyeta.

Vangjush Dako: Jo nuk jam thirrur…

Basir Çollaku: Kur unë të publikoj dokumentin se ju keni dëshmi në Prokurori atëherë do më thoni?

Vangjush Dako: Nuk jam unë…

Basir Çollaku: A është tjetër Vangjush Dako ai?

Vangjush Dako: Po është tjetër Vangjush Dako, nuk e di… Unë nuk jam thirrur në Prokuroi për këtë. Unë jam thirrur dy herë në Prokuroi, në vitin 2009 në Durrës kur jam ndaluar nga dy inspektorë të Bashkisë së Durrësi dhe për herë të dytë në Krimet e Rënda para dy javësh, këto jam thirrur në jetën time. Dhe tani po ta them dhe një herë kjo është historia e së vërtetë të kësaj. As vëllai im, as firma ime nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Berishën. Ti nëse gjen një gjë, unë jam gati, jo dorëheqjen se ajo bëhet nga bashkia, por çfarë të duash ti./tvklan.al