Gazetari, Basir Çollaku ka deklaruar se në 30 dosje në SPAK janë të krimeve elektorale, por për asnjërën prej tyre nuk janë nisur hetime.

I ftuar në një emision televiziv, Çollaku tha se është e ditur kush fshihet pas krimeve elektorale dhe për këtë arsye Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimet.

“Nga 29 letërporosi të dërguara nga Prokuroria e Posaçme drejtë Francës ndihmë juridike, në të gjitha këto gjysma e dosjes është krim elektoral dhe në asnjërën prej tyre ne nuk kemi hetim elektoral. Bajrat kanë shkuar në qendra votimi me Elisa Spiropalin, Benet Becin dhe Pëllumb Gjokën.

Këta njerëz kanë qenë pranë këtyre shtabeve të inkriminuar dhe kanë marrë produktin elektoral dhe kjo gjë është në ato dosje, nuk është më thashethem, nuk është më sekret.

Prokuroria e Posaçme 10 muaj para zgjedhjeve është duke na dhënë gjysmën e ekipit ose treçerekun dhe kanë detajuar mënyrën e komunikimit me Ramën, me ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive. Mënyrën sesi i kanë kërcitur një plaçkitje me dhunë, me drogë, me armë mandateve për të bërë Edi Ramën kryeministër dhe për të bërë disa njerëz kryetar bashkish”, tha Çollaku.