Një ndër gjyqtarët më të mirë që ka njohur futbolli, italiani Pierluigi Collina, ka shumë i kënaqur nga paraqitja e gjyqtarëve në Euro 2016. “Të vraponi si flutura dhe thumboni si grerëza kur është e nevojshme”, ka qenë këshilla e Collinës për gjyqtarët para turneut. Dhe italiani ka vlerësuar me nota të larta gjyqtarët, që sipas tij kanë qenë protagonist për mirë në Europianin e zhvilluar në Francë. "Kemi marrë shumë përgëzime. Për shembull, fjalët e mira që kanë ardhur nga trajnerë si Ferguson dhe Wenger janë një barometër i mirë i punës tonë. Nuk ka patur polemika apo gabime që kanë ndikuar në rezultat. Çdo shef gjykimi e ëndërron një turne të tilla. Cili ka qenë sekreti? Puna. Këta janë gjyqtarë profesionistë, më të mirët, që janë përgatitur mirë jo vetëm fizikisht, por edhe taktikisht". Më pas ai jep një mendim edhe për rastin e dëmtimit të Ronaldos. Ai që fitoi ishte futbolli, spektakli që u dha në fushë. Madje edhe ndërhyrjet e rrezikshme ishin të pakta. Por ndodhi dëmtimi i Cristiano Ronaldos në finale… Po e sqaroj këtë rast: Ndërhyrja e Payet ishte faull dhe duhej vërshëllyer. A e meritonte kartonin e verdhë? Këtu mund të diskutojmë, por dinamika e ndërhyrjes, gju me gju, ishte e rastësishme. Episod i pafat për Ronaldo, pasi Payet nuk donte ta dëmtonte portugezin.