Policia e shtetit e cila menaxhoi situatën para, gjatë dhe pas ndeshjes ka bërë bilancin.

Gjatë menaxhimit të këtij aktiviteti janë shoqëruar në polici gjithsej 68 shtetas të huaj.

15 janë shtetas holandezë, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe pritet te dalin nesër para gjykatës për mase sigurie. Ata akuzohen për plagosje.

Jana shoqëruar po ashtu 50 shtetas Italianë, nga ta cilët 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Dhe 3 qytetarë kroatë janë shoqëruar për konflikt me disa shtetas.