Mes Antonio Contes dhe Chelsea-t nuk asnjë krizë. Zërat se mes teknikut të “Bluve të Londrës” dhe numrit një të klubit anglez, Roman Abramovich ka patur një përplasje për shkak të mesazhit të dërguar në drejtim të sulmuesit Diego Costa, janë të pavërteta. Aludimet shkuan deri në atë pikë, sa u përfol edhe për një largim të mundshëm të Contes, nga stoli i kampionëve të Anglisë.
Sipas mediave britanike, maniati Rus po përgatit një super buxhet prej 285 milionë Eurosh, për t'i plotësuar teknikut italian dëshirat e tij në lidhje me transferimin e disa futbollistëve të rëndësishëm. Në listën e Antonio Conte-s është mesfushori Marco Verrati, ku në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është edhe Barcelona.
Tek ish-skuadra që ai ka drejtuar, dy janë objektivat, për repartin e prapavijës. Alex Sandro dhe Leonardo Bonnuci. Për brazilianin janë ofruar 60 milionë Euro, shifër të cilën e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marotta, ndërkohë për Bonuccin, një element shumë i rëndësishëm për Juventusin, por jo i pashitshëm, oferta e bërë është 55 milionë Euro. Në listë janë Bakayoko dhe Romelu Lukaku, me këtë të fundit që pritet të zërë vendin e të padëshiruarit Diego Costa.





