Itali, 15 korrik 2014 – Pas një 3-vjetësh bashkëpunimi, Antonio Conte nuk është më trajneri i Juventusit. Një lajm bombastik që ka habitur çdo sportdashës dhe këtu nuk përjashtohen as ata bardhezinj që duhet të kenë mbetur të shokuar nga ky zhvillim.

Mësohet se arsyeja e largimit të Contes ishin përplasjet me drejtuesit e klubit mbi merkaton. Tekniku synonte të ndryshonte modul këtë sezon duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-3 dhe i kishte shprehur presidentit Agnelli dëshirën për të patur në ekip Cuadrado e Sanchez, të cilët duket se s'do të vijnë ndërsa një tjetër përplasje është ajo për Arturo Vidal. Për këtë të fundit shoqëria i kishte premtuar qëndrimin, por oferta joshëse e Man. United duket se ka bindur Juven të shesë lojtarin. Conte ishte në vitin e fundit të kontratës me Juven por tani këta të fundit duhet të nisin sezonin e ri duke kërkuar një trajner të ri….

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/