Romelu Lukaku ishte një nga pikat e forta të kampionatit të tij të fundit të fituar në vitin 2021 me Interin.

Antonio Conte e konsideron sulmuesin belg si zëvendësuesin ideal për Osimhenin që do të largohet.

Lukaku është një kandidat i fortë për sulmin e Napolit dhe De Laurenttis është gati të nis diskutimet.

Megjithatë, në një intervistë të fundit ai tha se trajneri më i mirë që ka pasur në karrierë ka qenë Conte, pikërisht ai që e ka drejtuar te Interi. Me pak fjalë, respekti është i ndërsjellë.

Milani duket se po insiston më shumë për Joshua Zirkzee dhe për këtë arsye një konkurrent i drejtpërdrejtë i Napolit mund të konsiderohet jashtë garës.

Lukaku me kënaqësi do të qëndronte në Itali, por mbetet për t’u kuptuar se çfarë dëshiron realisht të bëjë Chelsea, pronar i kontratës së belgut.

Ideja do të ishte të fitonte para nga shitja e tij dhe të mos vazhdonte ta huazonte.

Napoli, kur të ketë shitur Osimhen për një shumë jo më pak se 120 milionë euro, do të ketë në dispozicion një thesar të vogël për të sjellë në shtëpi Lukakun, i cili kushton rreth 45 mln euro.

Drejtori sportiv Manna, në çdo rast, ka gjithmonë në sy sulmues të tjerë në rast se negociatat për sulmuesin e Romës nuk mbyllen me sukses.

Emrat janë ata të Gimenez të Feyenoord dhe Dovbyk të Girona, të cilët mund të blihen me një çmim të ngjashëm, me atë të kërkuar nga Chelsea për Lukakun.