Antonio Conte është idhulli i ri tifozëve të Chelsea-it. Në fitoren 4-3 ndaj Watford-it, fansat e Bluve të Londrës, brohoritën në kor emrin e trajnerit italian i cili që në sezonin e tij të parë me Chelsea-in arriti ta shpallte kampione të Anglisë skuadrën londineze ndërsa e ka çuar edhe deri në finalen e Fa Cup. Conte nuk e ka vendosur ende të ardhmen por duke parë sa shumë e përkrahin dhe e vlerësojnë tifozët e Chelsea-it, gjasat janë që ish-trajneri i përfaqësues italiane t'i thotë jo çdo oferte të Interit, për të vazhduar aventurën e tij në ishull.
" Të dëgjosh të gjithë stadiumin të brohorasë në kor emrin tënd në një mënyrë shumë apasionante mendoj se është diçka që të emocionon pa fund. Jam pjesë e Chelsea-it, prej vetëm 9 muajsh, por mes meje skuadrës dhe tifozëve ka lindur një ndjenjë shumë e bukur. Po bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Objektivi ynë është të vazhdojmë kështu. Duam të arrimë kuotën e 30 fitoreve dhe të fitojmë Fa Cup-in. Nëse ia dalim të triumfojmë edhe në Wembley përballë Arsenalit, ky sezon do të ishte me të vërtetë fantastik për ne”.I pyetur për një takim të mundshëm me presidentin Roman Abramovich në ditët e ardhshme për të diskutuar për rinovimin e kontratës, Conte nuk zbuloi asnjë detaj duke u përqëndruar vetëm te dy takimet e fundit për t'i bërë një mbyllje sa më perfekte këtij sezoni.