Antonio Conte mori drejtimin e Tottenham më 2 nëntor dhe ndryshimi në skuadrën londineze dallohet. Spurs është rikthyer te rezultatet pozitive dhe me trajnerin italian në stol numëron 4 fitore dhe 2 barazime në kampionat.

Tottenham renditet në vend të pestë, Arsenali i vendit të katërt është 6 pikë larg, por djemtë e Contes kanë luajtur tre ndeshje më pak se “Topçinjtë”.

Tifozët e Tottenham kanë rënë në dashuri me Conte, të cilit i kanë dedikuar një kor.“Ushqehet me spageti, pi birra Moretti dhe urren Chelsea”, dëgjohet në thirrjet e tifozëve të skuadrës londineze.52-vjeçari nga Lecce po përjeton aventurën e dytë në ishull pas aventurës me Chelsea, ekip të cilin e drejtoi në vitet 2016-2018, duke fituar një titull kampion dhe një FA Cup.