DURRËS, 6 nëntor 2014– Antonio Conte flet për herë të parë për miqësoren me Shqipërinë, që do të zhvillohet më 18 nëntor në Gjenovë. Trajneri I kombëtares italiane zbulon se ndaj kuqezinjve do të aktivizojë fytyra të reja, duke i lënë pushim të gjithë lojtarët kryesorë që do të zbresin në fushë më 16 Nentor ndaj Kroacisë, në kuadër të eliminatoreve të Europianit. "Do të grumbulloj shumë futbollistë, sepse në miqësoren me Shqipërinë nuk mund të luajnë ata që do të aktivizohen ndaj Kroacisë. Besoj se do të kemi disa fytyra të reja."Në San Siro, ku do të zhvillohet sfida me Kroacinë, janë në pritje të aktivizimit të Stefan El Sharaëyt, i cili nuk është grumbulluar nga Conte në sfidat e fundit të Italisë. "El Shaaraëy I ka të gjitha karakteristikat për të lënë gjurmë në Itali dhe në arenën ndërkombëtare. Është një lojtar ndaj të cilit ne në përfaqësuese por sigurisht edhe Milani i mikut tim Inzaghi kemi shumë besim. Ai duhet të të rritet akoma më shumë, është një lojtar shumë i ri, por i takon atij të vendosë nëse dëshiron të bëhet një futbollist i madh apo lojtar normal.” Italia e Contes sheh përpara për të lënë pas zhgënjimin e Brazil 2014. "Në këtë moment jemi pas kombëtareve të tilla si Gjermania, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Franca. E kemi të qartë se duhet të punojmë fort për të zhdukur hendekun e krijuar. Objektivi ynë është kualifikimi në europian, për të provuar gjithcka në finalet e këtij kompeticioni". Italia dhe Kroacia, bashkëkryesojnë Grupin H më 3 fitore në pak kaq ndeshje, por ballkanasit mbajnë vendin e parë falë golaverazhit më të mirë.
Conte: Ndaj Shqipërisë luajmë me “rezervat”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





