E ardhmja e Antonio Contes në krye të Chelsea-t është gjithnjë edhe më e paqartë për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes trajnerit italian dhe drejtuesve të skuadrës londineze. Conte nuk është i kënaqur me merkaton, ndërkohë që edhe rezultatet nuk po shkojnë sipas pritshmërive.

Chelsea renditet në vendin e tretë me një diferencë prej 18 pikësh në kryesuesit e Manchester City-t. Në Angli janë të sigurtë që në fund të sezonit ndarja do të jetë e pashmangshme, madje nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë për çështje ditësh, në varësi të rezultateve.

Favorit për të marrë vendin e Contes është Luis Enrique, i cili që pas largimit nga Barcelona është në pritje të një ofertë të re, sigurisht nga ndonjë emër i rëndësishëm i futbollit europian. Spanjolli duket se ka parakaluar Allegrin dhe Simeonen në listën e objektivave të Abramovic për këtë rol.