Pritet vetëm zyrtarizimi, por tani nuk ka më dyshime se Çmimi i Madh i Kinës në Formula 1 nuk do të zhvillohet. Lajmi bëhet i ditur nga “The Times”. Sipas saj, shkak është frika nga “Coronavirus”. Organizatorët e Botërorit të Formula 1 janë prej kohësh në bisedime, teksa një opsion ishte edhe shtyrja e garës për në një datë tjetër. Kjo garë ishte parashikuar të zhvillohej më 19 prill. Në pritje të konfirmimit të vendimit, anulimi i Çmimit të Madh të Kinës ka vendosur në vështirësi organizatorët dhe Federatën Botërore të Automobilizmit. Kjo pasi Botërori 2020 i Formula 1 kishte në axhendë një kalendar rekord me 22 gara.
“Coronavirus” trondit edhe Formula 1, anulohet gara për Çmimin e Madh të Kinës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Mateo debaton me Edisën gjatë prime-t të BBV : Ajo vjen me rroba banje që të kapet me mua
Ajo s’ka mëshirë/ Çfarë e revoltoi Arbër Hajdarin për Selin
E kuqe, e bardhë apo e verdhë: Çfarë tregon ngjyra e gjuhës për shëndetin tuaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani





