Shtohen rastet në spitalin infektiv, shkon në 1246 numri i të prekurve nga fillimi i epidemisë.
Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit, ku janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht:
10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid-19.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.
COVID-19 – Statistika (7 qershor 2020)
- Testime totale 18290
- Testime molekulare 16255
- Testime serologjike 2035
- Raste pozitive 1246
- Raste të shëruara 938
- Raste Aktive 274
- Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
- Tiranë 187
- Krujë 24
- Shkodër 19
- Kamëz 14
- Durrës 10
- Mat 9
- Lushnje 6
- Tropojë 2
- Korçë 1
- Librazhd 1
- Mallakastër 1





