Një numër i lartë i rasteve të reja me Covid është shënuar këtë të martë në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se janë regjistruar 562 raste me koronavirus, pas testimit të 5.272 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 2 persona.

Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 78 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 110,756  mijë persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 2,273 qytetarë.