2 viktima dhe 119 të infektuar brenda 24 orëve në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë rezultuar 119 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 5 në Durrës.

Ndërkohë 1 nga 2 viktimat e regjistruar në 24 orët e fundit eshte nga Durresi. Behet fjale per nje 60-vjeçar. 

Aktualisht në qarkun e Durresit rezultojne 433 raste aktive, ndersa numri i viktimave qe humben jeten prej koronavirusit ka shkuar ne 32. 

Në te gjithe vendin ka aktualisht 3453 raste aktive me Covid-19.