Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 67 raste të reja nga 1239 testime të kryera.

Po gjatë këtij harku, në vendin tonë ka humbur jetën nga COVID-19 një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Rastet e reja janë regjistruar  23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.

Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Mars 2022)

Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 100
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1239

Testime totale 1,757,186
Raste pozitive 272,479
Raste të shëruara 267,876
Raste Aktive 1119
Humbje jete 3,484

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317
Fier 197
Lezhë 188
Kukës 93
Shkodër 86
Vlorë 61
Elbasan 60
Berat 29
Gjirokastër 28
Korçë 28
Durrës 27
Dibër 5