COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 667 testime, 81 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 81 qytetarë, në këto bashki:
36 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Dimal, nga 3 qytetarë në Kamëz, Himarë, Sarandë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Dibër, Patos, Mallakastër, Vlorë, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë, Kurbin, Durrës, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Lushnje, Delvinë, Gjirokastër, Pogradec.
Janë 1,043 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Kavaja 77 vjeç
Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,764 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 667
Testime totale 1,974,369
Raste pozitive 330,394
Raste të shëruara 325,764
Raste Aktive 1,043
Humbje jete 3,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 467
Shkodër 124
Elbasan 90
Fier 87
Vlorë 62
Durrës 61
Korçë 39
Berat 39
Gjirokastër 31
Dibër 22
Lezhë 17
Kukës 4