Pas shpërthimit të pandemisë gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dyert e shkollës i hapi vetëm në ditët kur u zhvilluan provimet e maturës.
Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 do të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimi? Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus.
Për këtë arsye, deri më tani, janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke u bërë regjistrimi i të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri më tani një gjë është e sigurt, nxënësit në 14 shtator nuk do të kthehen 100% në bankat e shkollave”.
Mësimi online ishte një proces i lodhshëm për nxënësit dhe prindërit. Kjo metodë mësimdhënie nuk është mbështetur prej tyre. /tch