Eco Market ka dhuruar 6 respiratorë dhe 40 mijë maska për spitalin rajonal të Durrësit, dhuratë e cila në këto kohë pandemie merr një vlerë dyfishe.
“Ndër vite kemi treguar kujdes të veçantë ndaj shoqërisë duke ndërmarë herë pas here fushata të përgjegjësisë sociale për t’i ardhur sa më në ndihmë komunitetit. Këtë herë ne bashkëpunim me marken italiane Divella e cila është eksluzivitet i kompanisë tonë, kemi dhuruar 6 respiratore dhe 40 mije maska në spitalin rajonal të Durrësit”,– shkruan Eco Market në rrjete sociale.
Ndërsa drejtoresha e spitalit, Nadire Jani pasi vlerësoi gjestin bujar të kompanisë Eco Market, deklaroi: “Këto do të na ndihmojnë vërtet shumë sepse ne kemi respiratorë, respiratorë të qëndrueshëm në reanimacionin qendror, por këto janë të lëvizshëm dhe do të na shërbejnë në pavionin infektiv për më shumë që janë respiratorë CPAP dhe BPAP që janë mjaft të domosdoshëm për pacientët”.





