Kryeministri Avdullah Hoti në prag të vjeshtës ka dhënë direktivat se çfarë do të ndodhë në Kosovë në luftën ndaj pandemisë.

Hoti thotë se nuk do të ketë masa sforcuese si në pranverë, por as lirim të plotë dhe sipas tij, do të vijohet me këshillime dhe informim.

“Nuk do të ketë nevojë për masa sforcuese, por këshilla dhe informim. Nuk mund të them se do të shkojmë kah lirimi, sepse situata me Covid nuk është duke u lehtësuar. Është fakt se ne kemi një numër më të vogël me raste, por numri i rasteve me fatalitet është shumë i lartë, tepër”, thotë Hoti.