Një 22 vjeçare e infektuar me Covid-19, e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj ka humbur jetën tek “Shefqet Ndroqi”.
E reja Sidorela Koca, e cila ishte shtatzënë për shkak të infektimit me Covid, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. 22-vjeçarja gjatë kohës që ka qenë në intubim ka sjellë në jetë vajzën e saj, por fatkeqësisht për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka humbur betejën me covid.
Dy javë më parë u detyrua të sillte në jetë një fëmijë me lindje të parakohshme edhe pse ishte 8 muaj shtatzënë.
Aktualisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por pati disa komplikime respiratore gjatë lindjes.





