Humb jetën 70-vjeçarja nga Durrësi në spitalin Infektiv. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Mësohet se e moshuara vuante nga një formë e rëndë e leukozës.
“Në 24 orët e fundit një 70 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë mjekimin intensiv dhe përkujdesin e mjekëve. 70 vjeçarja e prekur nga Covid19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës.”,- u bë e ditur gjatë konferencës ditore të MSH-së.





