Në 24 orët e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e vdekjeve si pasojë e koronavirusit.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë dy paciente nga Durrësi kanë humbur jetën: 58 dhe 61 vjeçe.
Ndërkohë ulje ka edhe në infektime, pasi nga 3722 testime kanë rezultuar pozitiv 931 qytetarë në këto bashki:
374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore – 931
Të shëruar në 24 orë – 2,094
Të shtruar në spitale – 127
Humbje jete në 24 orë – 2
Testime ditore – 3,722
Testime totale – 1,686,583
Raste pozitive – 263,172
Raste të shëruara – 244,539
Raste Aktive – 15,262
Humbje jete – 3,371
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 6,389
Fier – 1,677
Shkodër – 1,517
Vlorë – 1,156
Elbasan – 956
Gjirokastër – 823
Berat – 787
Lezhë – 642
Korçë – 525
Durrës – 351
Kukës – 302
Dibër – 128