Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu ka humbur betejën me koronavirusin, i cili prej ditësh ndodhej i intubuar tek Infektivi.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku Erjon Veliaj në një postim në Facebook.

“Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë!”, shkruan Veliaj.