Një tjetër mjek i njohur nuk ka mundur të fitoj betejën me Covid-19 në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun nefrolog të Vlorës, Fejzi Alushi, i cili është larguar nga jeta për shkak të virusit. Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, që jep dhe një mesazh prekës, teksa shpreh dhe ngushëllimet për vdekjen e Alushit.

Mesazhi i plotë i Urdhrit të Mjekëve:

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.

I paharruar qofte kujtimi i Tij !

Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Studime Universitare dhe Grada Akademike 2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë. 1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi 2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II 2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I 2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia

Eksperienca Profesionale Mjeksore 2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë. 1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist.”