Covid-19 i ka marrë jetën drejtorit të Pallatit të kulturës në Librazhd, Arianit Alliu në moshën 46-vjeçare.
Prej 2-javësh Alliu ishte i shtruar në Tiranës, por nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin e rëndë. Ai la pas 3 fëmijët e tij dhe bashkëshorten.
Që në një moshë të vogël 46-vjeçari ju përkushtua skenës, kulturës, valles dhe artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme atij i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”.
Alliu ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët dhe kudo.