Shënohet viktima më e re nga Covid-19 në Greqi. Mediat fqinje shkruajnë se një 15-vjeçare ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Vajza,  e cila kishte edhe sëmundje të tjera ka ndërruar jetën disa orë pasi u shtrua në spitalin e Thebës.

“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryetari i bashkisë së Thebës.

Ndërkohë nëna e 15-vjeçares ndodhet e intubuar në spital.Ky është rasti i parë në Greqi ku një fëmijë humb jetën nga koronavirusi.