Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mësuesi në vendin tonë.
Mësohet se ka humbur betejën me virusin e rëndë mësuesi i shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Tiranë, Shpëtim Kraja.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga faqja zyrtare e shkollës, ku kolegët i kanë dedikuar fjalë të ndjera Krajës.
“Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!
Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!
Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!
Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!
U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!
Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!”, shkruhet në postimin e shkollës.
Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “…
Posted by Shkolla Qemal Stafa( Faqja Zyrtare) on Thursday, March 4, 2021