Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri.

Mësohet se mëngjesin e sotëm ka humbur jetën në moshën 50-vjeçare mjeku gjinekolog në Vlorë, Leonard Kamberi.

Kamberi ishte i shtuar prej 2 javësh në Tiranë, pa mundur të fitonte betejën me virusin tinëzar.

Mjeku 50-vjeçar ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.