Një tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të Covid-19 në vendin tonë.
Llambro Bala, mjek dermatolog në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe lajmin e ka bërë të ditur shoqata e mjekëve të Shqipërisë ku kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërme.
“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij. I paharuar qofte kujtimi i Tij”, shkruhet në njoftim.