Patriarku Irinej, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të Covid-19. Irinej njihej për ndikimin poliik që kishte në Serbi dhe për deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.
Peshkopi serb Teodosije ka thënë se vdekja e Irinej ishte një dhimbje e madhe për të gjithë popullin, ndërkohë që ka zbuluar edhe amanetin që Irinej u ka lënë për Kosovën, për të mos hequr dorë kurrë prej saj.
“Ashtu si Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve, patriarku ynë gjithmonë ka theksuar se ne nuk duhet të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë, Jeruzalemi, Prizreni ynë, Patriarkana e Pejës, Deçanit, Graçanicës, është zemra dhe shpirti ynë. Po, nëse heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe nëse largohemi nga këto toka të shenjta, nuk do të ekzistojmë më, nuk do të jemi më ata që kanë qenë paraardhësit tanë dhe shenjtorët tanë dhe do të bëhemi diçka krejtësisht e ndryshme, e huaj për ne dhe jo e veçantë për ne”, tha Peshkopi Teodosije.





