Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të kreut të Drejtorisë së Punëtorëve të Bashkisë së kryeqytetit, Feti Fanaj, pas betejës me Covid-19.
Veliaj i shpreh ngushëllime bashkëshortes Nidës, nënës së Fanajt e cila sapo ka humbur dhe të shoqin ndërsa ju premton se nuk do i lërë kurrë vetëm
POSTIMI I VELIAJT
Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.
Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!
U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.
Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!





