Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër heronjtë e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij duke u shërbyer me përkushtim pacientëve.
Edhe pasi doli në pension ai punoi në spital në krye të detyrës e sidomos në këtë kohë pandemie. Vajza e tij e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tha se nuk ka humbur një baba por edhe një koleg, pasi edhe ajo ka ndjekur rrugën e të atit.
“Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse edhe unë jam mjeke pneumologe. Babanë e kam takuar një muaj para se të sëmurej, më njoftoi se nuk ndihej mirë, një ditë para ai ka qenë në punë, gjatë gjithë pandemisë ai ka qenë në një vend jashtë zonës së qytetit”, tha ajo.