Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sejdiu është shtruar në spitalin Infektiv dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore për momentin është e qëndrueshme.
Gjithashtu ish-Presidenti po trajtohet me terapinë përkatëse për ta luftuar këtë sëmundje. E infektuar me COVID-19 është edhe gruaja e Sejdiut.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë rezultuan 781 raste pozitive dhe 7 viktima nga koronavirusi.
Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.





