Kryeministri italian, Giuseppe Conte pritet të njoftojë disa masa të reja shtrënguese ditën e hënë për shkak të përkeqësimit të shifrave me të infektuar si pasojë e koronavirusit.
Në fillim të javës që vjen, Conte pritet të prezantojë masat e reja ku mes të cilave janë rikthimi i izolimit në zonat e rrezikuara dhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve mes rajoneve.
Momentalisht Italia ka vendosur disa masa duke përfshirë mbylljen e lokaleve dhe restoranteve, por përkeqësimi i ditëve të fundit po i detyron autoritetet të ndërmarrin sërish masa ekstreme. Ditën e fundit, Italia raportoi mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19.





