Në 24 orët e fundit, janë shënuar 25.271 raste të reja me koronavirus në Itali, nga 147.725 tamponë të kryer.
Gjithashtu u regjistruan 356 viktima në 24 orë, duke e rritur në 41.750 totalin e vdekjeve nga Covid-19.
Rajoni me infektimet më të mëdha mbetet Lombardia (4777 raste).
Në të gjithë vendin shënohen rreth 100 persona të shtruar në terapi intensive dhe 1196 të shtruar në spitale. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 10.250.





