9338 raste të reja dhe 73 viktima. Ky është bilanci i Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas autoriteteve italiane, numri i tamponëve të kryer ka qenë rreth 100 mijë, 48 mijë më pak se dje.
Rajoni më problematik mbetet sërish Lombardia me 1678 raste, e ndjekur nga Campania me 1583 dhe Toscana me 988.
Nga nisja e pandemisë Italia numëron 423,578 të infektuar dhe 36,616 viktima.