Italia shënon një rritje të rasteve pozitive me Covid-19, në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore njoftuan 10.010 raste të reja, ndërsa ditën e enjte ishin 8804 të infektuar. Fatmirësisht numri i vdekjeve është më i ulët, 55 viktima nga 83 të tilla që ishin një ditë më parë.
Në 24 orët janë kryer 150.377 tampone. Autoritetet shëndetësore por edhe ato lokale ngrenë shqetësimin për shifrat gjithnjë në rritje dhe paralajmërojnë shtim të masave kufizuese për të parandaluar rritjen e mëtejshme të shifrave.