Italia është e para, ndër 20 vende më të goditura në botë nga emergjenca e koronavirusit, për numrin e madh të të vdekurve për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Johnson Hopkins University, në Itali janë regjistruar 112,35 vdekje për 100 mijë banorë.

Kjo listë pasohet nga Spanja me 104,71, Britania e Madhe me 100,23 vdekje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 95,85.