Italia ka regjistruar sot një rritje rekord të rasteve të reja të infeksioneve me koronavirus, disa javë pasi vendi po shihte një përmirësim të situatës.
Mediat italiane bëjnë me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 1733 raste të reja, ndërsa dje u zbuluan 1397 të sëmurë.
Po ashtu 11 persona humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë në 35.518.
Ndërkohë, numri i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 274.644.
Shqetësues është fakti se vendi po sheh një rritje të konsiderueshme të pacientëve të shtruar në spital, që ka shkuar në 1607.