Përveç Shqipërisë, dita e hënë e 20 prillit nis me lehtësim të masave kundër koronavirusit në disa vende evropiane.

BBC shkruan se dita e parë e javës nis me lehtësime në Gjermani. Sot atje do të lejohen të hapen dyqane të vogla dhe shkollat ​​do të rifillojnë për ato klasa që kanë provime të diplomimit. Javën e kaluar Berlini tha që niveli i infeksionit ishte ngadalësuar dhe se shpërthimi ishte nën kontroll – ndërsa paralajmëroi se njerëzit duhej të ishin vigjilentë për të shmangur një valë të dytë të infeksioneve.

Gjithashtu, nga sotPolonia do të rihapë parqet dhe pjesën e pyjeve që janë të vizitueshme.

Edhe në Norvegji, shkollat ​​e çerdhet do të rihapin dyert e tyre për fëmijët.

Republika Çeke do të lejojë tregjet e hapura të tregtisë, dhe në Shqipëri industritë e minierave dhe naftës mund të veprojnë përsëri.

Sidoqoftë, Spanja, e cila ka qenë një nga vendet poroblematike për rastet e koronavirusit, dhe Franca, kanë vendosur që të dy të lehtësojnë masat më vonë, duke shtyrë kufizimet edhe për disa javë të tjera.

Në Spanjë, fëmijëve do t’iu lejohet të kalojnë pak kohë jashtë por javës tjetër.