Izolimi, frika dhe krizat ekonomike janë një sërë faktorësh që po sjellin pasoja të rënda edhe mendore të njerëzve.
Në këtë përfundim ka dalë Organizata e Botërore e Shëndetësisë, e cila në një raport ka theksuar se përhapja e Covid-19 mund të intensifikohet në një moment të dytë dhe ka gjasa të bëhet një bashkëjetues i përhershëm i njerëzimit.
Sipas zyrtarëve të OBSH, me kalimin e kohës do të vihet re një tendencë gjithnjë në rritje e njerëzve që do të vuajnë nga sëmundjet mendore të shkaktuara nga stresi si pasojë e Covid-19.
Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit, është shprehur se shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive janë ndikuar rëndë nga kjo krizë.
Kestel u ka bërë thirrje qeverive në të gjithë botën por edhe OBSH, që duhet ta kenë përparësi për ta adresuar këtë problem serioz.
Raporti nxjerr në pah se depresioni por edhe frika për t’iu rikthyer normalitetit është njëlloj e përhapur si tek fëmijët por edhe tek punonjësit e kujdesit shëndetësor që po shohin mijëra pacientë të infektuar që vdesin nga koronavirusi.
Ndërkaq, sipas OBSH edhe nëse prodhohet vaksina kjo nuk do të mjaftojë pasi njerëzit do të jenë të rrezikuar sërish nga Covid-19.
Keqinformimi dhe thashethemet në lidhje me pandeminë dhe pasiguria se sa do të zgjasë kjo po i bën njerëzit të ndjehen të shqetësuar dhe të pashpresë për të ardhmen.